Ndërsa ka kërkoi fjalën në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha drejtuar nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, theksoi se detyra e saj është edhe tërësia e shërbimeve, pasi “punonjësit e Gardës janë lënë në shi”, tha Berisha.
Ish-kryeministri theksoi se punonjësve të Gardës, duhet që të paktën t’i sigurohet një strehë.
“Ndërsa këtu debatohet një grup punonjësish të Gardës janë lanë jashtë në shi. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin, por edhe tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale për t’i kryer ato. Gazetarët kanë një strehë aty, edhe rojeve të mundësohet një strehë.”, tha Berisha.
Arena e Lajmit