VIDEO/ “Manita” në pjesën e dytë, shqiptari i Kosovës gjen rrugën e rrjetës në javën e parë të kampionatit

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florent Muslija, i cili është pjesë e Paderborn në Bundesligën 2, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm këtë sezon futbollistik, teksa gjeti rrugën e rrjetës në duelin e javës së parë ndaj Karsluhes, që përfundoi me rezultatin 5-0.

MUSLIJA

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Muslija ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 56-të, ku shndërroi në gol një 11-metërsh. Vlen të theksohet fakti se mesfushori nuk shënoi për respekt të ish-skuadrës, pasi në sezonin 2017-2018 ka qenë pjesë e Karsluhes.

24-vjeçari është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Paderbornit, duke spikatur me talentin e tij. Ai është pjesë e zikaltërve nga sezoni i shkuar ku regjistroi 16 paraqijte dhe shënoi 6 gola.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ “Manita” në pjesën e dytë, shqiptari i Kosovës gjen rrugën e rrjetës në javën e parë të kampionatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook