VIDEO/ Përgatitet dinamiti për të hedhur në tokë “Prestige Resort”, asnjë masë sigurie për punonjësit dhe ambientin, shihni çfarë po ndodh

Prestige Dinamiti

Qeveria kalon në aktin e fundit të dramës në “Prestige Resort”. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, punonjësit e IKMT-së dhe forcat e repartit ushtarak të xhenios po përgatisin lëndën eksplozive për të hedhur në erë objektin, ku prej tre ditësh fadroma ka punuar për të shembur dhe dëmtuar kolonat.

Po kështu puna ka vijuar dhe gjatë natës, pa marrë parasysh asgjë, megjithëse e shtuna është pushim zyrtar dhe janë hapur vrimat për vendosjen e eksplozivit që pritet të rrafshojë Prestige Resort.

Me gjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit se përdorimi i eksplozivit mund të shkaktojë dëme dhe në zonën dhe objektet përreth, drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka kërkuar që sa më shpejt të kryhet puna, duke mos pritur as vendimin e gjykatës për një vendim ligjor.

Një aksion i nisur paligjshmërisht që pritet të përfundojë po paligjshmërisht për të shkatërruar një resort me leje nga vetë kryeministri Edi Rama dhe institucionet e këtij vendi me një ndikim vetëm pozitiv në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Përveç kësaj, nxitimi për të kryer një akt të paligjshëm ka bërë që të mos ketë asnjë masë sigurie as për vetë punonjësit që po përgatisin lëndën eksplozive që vendosen në rrezik për jetën, duke punuar në ambient të jashtëm, me praninë e dhjetërave njerëzve dhe nën ndikimin e faktorëve natyrorë e fizikë.

VIDEO/ Përgatitet dinamiti për të hedhur në tokë “Prestige Resort”, asnjë masë sigurie për punonjësit dhe ambientin, shihni çfarë po ndodh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook