Çelsi dhe Juventusi duket se po ndjekin një axhendë të përbashkët përsa i përket objektivave në mbrojtje, me londinezët që pas transferimit të Kalidu Kulibali janë vënë pas francezit të PSG-së, Presnel Kimpembe.
Sipas raportimeve nga “Goal” në orët e fundit ka pasur kontakte direkte mes Çelsit dhe Parisit për transferimin e mbrojtësit, me PSG-në që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Interin për Milan Skriniarin.
Juventusi e kishte piketuar Kimpemben si zëvendësuesin e mundshëm të De Ligt, i cili është pranë Bajernit, me transferimin e holandezit që ka detyruar “Zonjën” të kërkojë për një zgjidhje të shpejtë në merkato.
Arena e Lajmit
Loading…