Qamil Taja 25-vjeçari shqiptar që vrau të dashurën e tij 19-vjeçaren Kristjana Brakaj, para se të kryente krimin e rëndë ka bërë një status në rrjete sociale.
Në profilin e tij Facebook, ai ka shkruar: “Kisha një dobësi, dashurova”.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. 25-vjeçari gjithashtu ka treguar se ishte shumë xheloz, ndërsa më herët mediat greke kanë publikuar dëshmi të fqinjëve , të cilët kanë treguar se mes çiftit kishte sherre të mëdha.
(Balkanweb)