Nis masakra e Pintus, Reali pa ajër/ Skuadra i është nënshkruar regjimit të hekurt të italianit

Këto ditë kanë qenë tepër të nxehta në Turin e Francës, me maloret e famshme deri në Alpe D’Huez. Por maloret kanë nisur edhe për Realin e Madridit, që të premten është kthyer me një risi në stërvitje. “Los Blancos” kanë nisur t’i nënshtrohen regjimit të hekurt të përgatitësit atletik, Antonio Pintus.

the-funny-insult-of-lucas-to-pintus

Ata kanë nisur stërvitjen me maskat e oksigjenit, një metodë e përdorur nga Reali i Madridit edhe në sezonin e kaluar. Përgatitësi atletik i kampionëve të Spanjës njihet për metodat e tij inovatore në stërvitjen e klubeve të futbollit. Por sa inovatore, metodat e tij janë dhe sfilitëse për lojtarët.

Jo më kot ai është cilësuar si arkitekt i suksesit të Realit të Madridit në sezonin e kaluar, kur skuadra e Ançelotit tregoi një formë të jashtëzakonshme fizike, veçanërisht në momentet kyçe të sezonit. Procedura e zgjedhur nga Antonio Pintus nuk është e rastësishme, pasi nëpërmjet vrapimeve me maska oksigjeni, ai arrin të simulojë stërvitjet që skuadra do të duhej të bënte në lartësitë malore, që dallohen për mungesën e oksigjenit.

Maskat e oksigjenit të përdorura nga Reali i Madridit nuk janë si çdo maskë e zakonshme. Ato janë dizajnuar për të simuluar efektet e stërvitjeve në lartësi, duke ngushtuar hyrje-daljen e ajrit nëpërmjet një mekanizmi të posaçëm me valvul.

Objektivi i Pintus, promotor i kësaj metode, është të rrisë kapacitetin e mushkërive të lojtarëve dhe të përmirësojë kushtet e tyre fizike, në mënyrë që ky skuadra të arrijë në fund të sezonit në të njëjtën gjendje fizike siç ndodhi në edicionin e kaluar, ku Reali tregoi një qëndrueshmëri të shkëlqyer.

16257477255782

Seanca e stërvitjes me maska oksigjeni ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, sipas sugjerimeve të vetë Pintus, prej temperaturave shumë të larta në Madrid, që mesditën e djeshme kanë arritur deri në 40 gradë Celsius. Seanca të tilla rraskapitëse do të përsëriten edhe në ditët në vazhdim për lojtarët e Realit, për të shkuar sa më të përgatitur në turin amerikan që nis nga java e ardhshme.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Loading…

Nis masakra e Pintus, Reali pa ajër/ Skuadra i është nënshkruar regjimit të hekurt të italianit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook