“Para të hedhura kot”, deputetja e PD denoncon nga Saranda: Shkolla “Eco Campus” ende nuk është në funksion!

6c102bb5 5d06 468f B694 17da8b6a4a90

Deputetja e PD Ina Zhupa, nga shkolla “Eco Campus”, në Sarandë ka denoncuar mosfunksionin e shkollës.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se në katër vite është bërë vetëm propagandë dhe se mësimi vijon të jetë me turne dhe pa kushte.

Deklarata:

Ndodhem në qytetin e Sarandës!

Mbrapa meje është godina e cila e kam denoncuar për të dytin vit radhazi.

Ekokampusi, një godinë e ngritur me taksat e qytetarëve të Sarandës dhe Shqipërisë, e cila do të duhej të funksiononte si shkollë.

Edhe vjet kam ardhur dhe kam bërë denoncimin si një godinë jo funksionale dhe me vënien në funksionim të kësaj, do të kishim shmangur mësimin me turne për të gjithë nxënësit e qytetit të Sarandës.

Ja kam parashtruar ministres Kushi në komision, dhe ajo më tha në tetorin e kaluar, se shumë shpejt do të vihej në punë, sepse ishte gati.

Në fakt, kaloi 1 vit dhe ne po hymë në tetorin e vitit 2022 dhe siç e shikoni është thjeshtë një godinë e mbyllur në të cilën as nuk punohet dhe as nuk parashikohet që të hapet për nxënësit e Sarandës.

Pra, investime që rrinë kot, para të hedhura kot dhe mësimi bëhet turne në shkolla pa standarde dhe arsimi shqiptar është në ditën e vet më të zezë.

Erdha pikërisht për të ua treguar sepse propaganda ua fsheh të vërtetën. Propaganda ju tregon pamje me nxënës të lumtur dhe me standarde që nuk ekzistojnë në Shqipëri.

Arsimi është në rrezik, nxënësit e Sarandës nuk e meritojnë të arsimohen në shkolla pa standarde dhe me turne, por dhe gjithë nxënësit e Shqipërisë, nuk e meritojnë këtë arsim që kemi sot.

Faleminderit!

 

“Para të hedhura kot”, deputetja e PD denoncon nga Saranda: Shkolla “Eco Campus” ende nuk është në funksion!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook