ZYRTARE/ Bekim Balaj pozon me fanellën e skuadrës së re: Gati për këtë kapitull

Nuk ka më dyshime, Bekim Balaj ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu. Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi, që ka postuar një foto me fanellën e ekipit të ri, në krahët e djalit të xhaxhait të tij, Denis Balaj si dhe të Endri Muçmatës, të dy këta mundësuan transferimin e bomberit te Ankara Keçiorenguçu.

balaj-770x470

Denis Balaj prej kohësh ushtron profesionin e menaxherit së bashku me Muçmatën. Ishin po këta të fundit që asistuan edhe në transferimin e Uerdi Marës dhe Jurgen Bardhit që do të jenë shokë skuadre me Bekimin

Kjo do të jetë aventura e dytë e Balajt në Ligën e Parë turke, teksa sezonin e shkuar ishte pjesë e Bolusporit. 31-vjeçari e nisi karrierën te Vllaznia, teksa ka luajtur edhe për Tiranën në Superiore.

Para se të firmoste në Turqi, Balaj ka luajtur në Rusi me Nizhni Novgorad dhe Akhmat Grozni. Gjithashtu sulmuesi i Kombëatres kuqezi ka qenë pjesë e Slavia Prague dhe HNK Rijeka.

View this post on Instagram

A post shared by @bekimbalaj

Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Bekim Balaj pozon me fanellën e skuadrës së re: Gati për këtë kapitull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook