Në episodin e javës së ardhshme të “The Kardashians” të Hulu, Kim Kardashian shihet duke u përgatitur për një këngë të re që do të publikohet së shpejti nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West.
“Kanye po lancon një këngë të re rap,” u lexua nga telefoni i saj ndërsa ishte e rrethuar nga të gjithë antarët e familjes “Është e gjitha për Kimin.”
Kur u pyet nga motra e saj Kendall se çfarë kuptimi kishte kjo, Kim i përgjigjet: “Ai ndoshta po flet çmendurira për për mua ose do thotë çfarëdolloj gjëje”.
Ajo nuk specifikon se cila është një nga këngët e fundit të West por ka të ngjarë se mund të jetë ose “My Life Was Never Eazy” ose “City of Gods”, të cilat u publikuan në janar dhe shkurt, përkatësisht.
Në “Eazy”, Kanye ia dedikoi drejtpërsëdrejt këngën për të dashurin e Kardashian, Pete Davidson , duke kërcënuar në tekstin e tij, “Zoti më shpëtoi nga ai / vetëm që të mund ta rrah b*thën e Pete Davidson”.
“City of Gods”, i cili në fakt u publikua nga Fivio Foreign ku shfaqet dhe këngëtari, u përmend Davidson edhe një herë, por gjithashtu iu referua martesës së tij të dështuar me themeluesen e Skims.
“Dhe nëse i lë të kenë gruan time / duhet të më falënderojë / Me këto çizme Balenciaga dhe Balenci dhe një Yankee të re blu,” tha ai.
Pavarësisht sulmeve ndaj tij, Kardashian, 41 vjeç, është shumë e dashuruar me yllin “Saturday Night Live”, ndërsa West, 44 vjeç, po vazhdon ende romancën me modeln e Instagramit Chaney Jones.
Të dyja çiftet janë bërë aq seriozë në marrëdhëniet e tyre sa Jones së fundmi ka bërë tatuazh në kyçin e dorës së saj pseudonimin “Ye” për reperin, ndërsa Davidson, 28 vjeç, ka tatuazhe të shumta për Kim.