De Ligt drejt Bajernit, zbulohet oferta që i ndryshoi mendjen bardhezinjve

Matijs De Ligt po përjeton orët e tij të fundit si një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi holandez është pranë kalimit te Bajern Mynih i cili ka intensifikuar bisedimet me Juventusin pas shitjes së Levandovskit.

De Ligt

Bavarezët, pasi kanë siguruar të ardhura nga shitja e polakut, kanë rritur ofertën e tyre dhe sipas mediave italiane, Juventusi tani është gati të shesë mbrojtësin me këto kushte. TMW bën të ditur se oferta e re në zyrat e Juventusit është prej 75 milionë eurosh fikse, ndërsa do të ketë edhe bonuse të shumta që e rritin më tepër këtë shifër, duke e çuar deri në 90 milionë euro.

Në këto kushte, Juventus është gati të pranojë. Palët po sqarojnë pikërisht pjesën e bonuseve se si do të jenë të ndara në kohë, para se të bëjnë zyrtar akordin. Vetë De Ligta ka gjetur prej kohësh një marrëveshje me Bajernin dhe pritet të firmose me bavarezët deri në verën e vitit 2027.

Arena e Lajmit


Loading…

De Ligt drejt Bajernit, zbulohet oferta që i ndryshoi mendjen bardhezinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook