Merkato e verës nuk po shkon ashtu siç priste Milani, i cili nuk ka kryer ende goditjet e bujshme që priteshin prej kampionëve të Italisë. Ndryshimet në klub kanë bërë të vetën por edhe fakti se objektivat e përzgjedhur, kanë preferuar skuadra të tjera.
Pak ditë më parë, Milani mori një përgjigje negative nga Renato Sançez, të cilin e kishte ndjekur prej shumë muajsh, pasi ai preferoi PSG-në për t’u bashkuar me trajnerin Galtie. Pikërisht dëshira për të punuar me një ish-trajner mund të shtyjë edhe Hakim Zijek për t’i thënë jo kuqezinjve.
Futbollisti maroken është nxjerrë në shitje nga Çelsi dhe Milani ishte ndër pretendentët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij. Por tashmë në garë ka hyrë edhe Mançester Junajtid, i cili ka në favorin e vet faktin se Erik Ten Hag, trajneri i ri i këtyre të fundit, ka punuar me Zijek te Ajaksi. Kjo bën që “djajtë e kuq” të jenë një hap para në bisedime për futbollistin dhe komplikon situatën e Milanit në një merkato e cila deri tani nuk ka përmbushur pritshmërinë.
Arena e Lajmit
Loading…