Rojston Drente do të kujtohet gjithmonë si një talent i jashtëzakonshëm, por i cili nuk përmbushi kurrë pritshmërinë e madhe që kishte për të. Futbollisti holandez, në rininë e tij vlerësohej si ylli i radhës i Holandës, gjë që shtyu Real Madrid që ta blinte.
Por ai do të kujtohet më shumë për jetën jashtë fushe në ato vite, siç e ka pranuar edhe për “RTV Rijnmond” në vendlindje. “Kam kaluar shumë net të këndshme me Gutin, me raste bëheshim bashkë me Shnajder, Robinjo dhe Higuain. Unë dhe Uesli ishim si mishi me thoin dhe e shkelnim vijën e kuqe me raste. Ndonjëherë na bashkohej edhe Higuain”, tregoi lojtari i cili aktualisht është pjesë e Real Murcia.
Por periudhën që ai e kujton me më shumë çudi është ajo kur firmosi për Alania Vladikavkaz në Rusi. Drenthe pranoi që të luante me klubin rus, që i ofroi një pagë shumë të kënaqshme në vitin 2012, por u largua pas vetëm 6 muajsh pasi jeta atje nuk përshtatej me atë që kërkonte.
“Vladikavkazi nuk ishte vendi ideal. Është një qytet tërësisht i shkatërruar, nuk mund të bësh asgjë për t’u argëtuar, ndonëse ke shumë para”, shpjegoi Drenthe. Por ai i kujton me “nostalgji” muajt në Rusi ku njohu vodkën.
“Ishin gjashtë muaj për t’u harruar, por vodka… Pinim shumë dhe shpesh, në këtë aspekt, nuk ishte e vështirë që të përshtateshe. Kishim vodka edhe në autobusin e skuadrës. Në Rusi është kështu”, shpjegoi ai.
Arena e Lajmit
Loading…