“Prestige Resort” u hodh dje në erë me 70 kg eksploziv, një ditë para se Gjykata Administrative të jepte vendimin.
Këto janë pamjet kur hoteli 7-katësh hidhet në erë, ndërsa pas mbetën vetëm shtëllunga tymi dhe inerte.
Ky vendim arbitrar duket se është një sulm i hapur mediatik për shkak të linjës editoriale të “Fokus Media Group”, ku përfshihet televizioni News24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Kujtojmë se ditën e sotme gjykata Administrative do të shqyrtonte kërkesën për avokatëve të Prestige Resort për pezullimin e shembjes. Por me urdhër të orkestruar nga qeveria, jo vetëm që IKMT vijoi me ritme të shpejta hapjen e vendeve ku do të vendosej lënda plasëse, por dhe e hodhi në erë ashtu siç ishte dhënë urdhri nga kryeispektorja Dallëndyshe Bici.
Arena e Lajmit