Armando Sadiku ka hedhur së fundmi firmën në kontratën që do ta shohë të lidhur me FC Kartagjenën në La Liga 2. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare bëhet gati për një aventurë të re, në një kampionat që njeh mirë dhe ku shpreson që të vazhdojë të mbetet protagonist.
Një firmë që shënon një rekord unik për futbollistin shqiptar, i cili ka udhëtuar vazhdimisht gjatë karrierës së tij, duke lënë shenjë me golat që ka shënuar në skuadrat ku ka luajtur. FC Kartagjena do të jetë klubi i 14 i Sadikut në karrierën e tij si profesionit, të nisur pikërisht 14 vite më parë, pa llogaritur dy kthimet te Lugano
Skuadra e tij e parë në vitin 2008 ishte Turbina e Cërrikut, për të vazhduar më pas me Gramozin dhe me Elbasanin. Në vitin 2011 nisi eksperienca në Zvicër, me Lokarnon ku u bë një emër i njohur dhe me Luganon ku u konfirmua një bomber. Zyrihu e Vaduzi ishin ekipet e radhës që provoi në karrierë, para se të bënte një ndryshim drastik duke shkuar në Poloni te Legia e Varshavës.
Më pas nisi “dashuria” me Spanjën ku firmosi te Levante. Malaga ishte aventura e radhës para largimit drejt Turqisë e më pas një udhëtimi ekzotik deri në Bolivi. Kthimi te Las Palmas dhe tashmë Kartagjena, plotësojnë udhëtimin e tij të pabesueshëm në futbollin europian e jo vetëm.
Arena e Lajmit
Loading…