E mbylli me Vllazninë, Tirana futet në lojë për futbollistin që pëlqehej nga Partizani

Tirana vazhdon me merkaton. Ditët e fundit ka dalë në skenë emri i Viktor da Silvës.

VIKTOR DA SILVA 1

Duket se sulmuesi i Vllaznisë që deri para pak javësh pëlqehej nga Partizani, është larguar nga të kuqtë. Emri i brazilianit ka dalë te Tirana për një firmë me bardheblutë.

Në fakt, javë më parë ka pasur biseda mes brazilianit dhe Tiranës, por nuk është arritur një përfundim. Bardheblutë e shohin lojtar të mirë, por ai ka një problem që i lë drejtuesit e kryeqytetit në mëdyshje.

I mungon vazhdimësia dhe sjellja nuk është nga ato që të lënë me gojë hapur. Dilema e Tiranës kjo është dhe braziliani është shumë larg.

Mundësitë që Viktor da Silva të vishet bardheblu janë shumë të vogla. Husein është lojtari i pestë që Tirana afron këtë merkato vere.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe sportistë të tjerë që nuk kishin hapësira.

Këtë verë janë afruar Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëmish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar. Bardheblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet ndoshta pas ndeshjes së parë të Konferencë Ligës.

Arena e Lajmit


Loading…

E mbylli me Vllazninë, Tirana futet në lojë për futbollistin që pëlqehej nga Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook