Armando Broja lë grumbullimin e Çelsit në SHBA, sulmuesi i Kombëtares pranë akordit me ekipin e Premier Ligës

Armando Broja është duke u kthyer sërish në Angli.

broja celsi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pak ditë pasi u bashkua me Çelsin në fazën përgatitore në SHBA, rikthehet në Angli për të mbyllur marrëveshjen me Uest Hemin.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv Fabricio Romano dhe Adam Njuzon, thuhet se 20-vjeçari ka udhëtuar gjatë mbrëmjes për në ishull dhe se klubi i Uest Hemit është shumë pranë marrëveshjes me shqiptarin, i cili pritet të nisë një aventurë të re në Londër, por me fanellë tjetër dhe jo të Çelsit.

Paraqitjet e tij me Sauthemptonin sezonin e kaluar bënë që të Broja të jetë një nga emrat më të lakuar në këtë sesion të merkatos verore.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua gjithsej në 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Armando Broja lë grumbullimin e Çelsit në SHBA, sulmuesi i Kombëtares pranë akordit me ekipin e Premier Ligës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook