Arsenali rikthehet në garë për mesfushorin e Juventusit, “Zonja” gati ta japë me… skonto

Tundimet për ta afruar në skuadrën e tij, Mikel Arteta i kishte që në verën e kaluar, por duke parë problemet tek Arsenali dhe faktin që sërish mbeti jashtë Ligës së Kampioneve, sivjet trajneri spanjoll e di mirë se ka nevojë që të ketë sa më shumë armë në skuadër për të tentuar situata të ndryshme gjatë sezonit.

artur

Dhe te “Topçinjtë” e Londrës, pas afrimit të Gabriel Zhezusit, mungon pikërisht një organizator i mirëfilltë në mesfushë, cilësi këto që duket se i ofron Artur Melo, ai që në Barcelonë zbarkoi si pasardhësi i Ksavi Hernandezit, por nuk gjeti kurrë vazhdimësinë.

Por fakti që vetë Arturi kërkon të fitojë një bast me veten dhe jo më në Torino, e shtyn Artetën të provojë që t’i japë një shans juventinit dhe nga dje është rihapur tratativa mes klubeve.

Ideja e Arsenalit është ajo që të ofrojë 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të Artur Melos, me të drejtë blerjeje.

Juventusi, nga ana tjetër, është gati që të shpejtojë sa më shumë që të jetë e mundur këtë mundësi, pasi braziliani nuk bën më pjesë në planet e Alegrit dhe do të ishte i kënaqur edhe me 25 milionë euro, pasi e pagoi 72 milionë kartonin e tij nga Barça.

Arena e Lajmit


Loading…

Arsenali rikthehet në garë për mesfushorin e Juventusit, “Zonja” gati ta japë me… skonto

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook