Nga Vrioni te Mandragora, ja shifra që ka arkëtuar Juventusi nga shitja e talenteve

Në pritje që të shpenzojë paratë e para në këtë merkato vere, duke qenë se si Pol Pogba ashtu sikurse Angel di Maria mbërritën me parametër zero, Juventusi ka shitur 4 lojtarë deri tani, pjesë e skuadrës së të rinjve apo të tjerë të huazuar me kohë diku tjetër, të cilët kanë sjellë 17 milionë euro në arkat e klubit.

Vrioni

 

I fundit i listës është Mateo Brunori, i cili dje u konfirmua te Palermo për shifrën e 3 milionë eurove, pas 26 golave të realizuar në Serinë C. Ndërkohë, përpara tij, mesfushori Rolando Mandragora nënshkroi me Fiorentinën për 8.2 milionë euro.

Gjithashtu bomberi shqiptar, Xhakomo Vrioni, solli në klub 4 milionë pas transferimit tek amerikanët e Nju Ingland si dhe 1.2 milionë euro nga portieri Franko Israel, i cili nënshkroi me Sportingun e Lisbonës.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga Vrioni te Mandragora, ja shifra që ka arkëtuar Juventusi nga shitja e talenteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook