Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se menjëherë pas aktit dhe përplasjes me protestuesit e tjerë të cilët bashkë me truprojat i dolën në mbrojtje kreut të PD-së, autori, i identifikuar si Gentian Shehu nga Tepelena, banues në Tiranë është marrë nga policia.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se autori nuk ka dhënë shpjegime për gjestin e bërë.