Roma e transferoi me bujë, por lë të hapur mundësinë e largimit të tij. Zbulohet klauzola speciale në kontratën e Dibalës

Paulo Dibala do të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari më i ri i Romës, me argjentinasin që në këto minuta po zhvillon vizitat mjekësore me klubin kryeqytetas dhe pritet vetëm të hedh firmën në kontratën 3-vjeçare, e cila ka të përfshirë në të një klauzolë speciale që lejon largimin e 28-vjeçarit në rast se paguhen 20 milionë euro.

dibala

Sipas raportimeve nga “ Il Mesaggero”, kjo klauzolë është vendosur si kusht nga agjenti i Dibalës për finalizimin e marrëveshjes si një formë garancie për lojtarin në rast se aventura te Roma nuk shkon si duhet.

Gjithashtu në kontratën e futbollistit është përfshirë edhe një akord rinovimi për një vit shtesë në rast se futbollisti dhe klubi bien dakord pas përfundimit të kontratës 3-vjeçare.

Arena e Lajmit


Loading…

Roma e transferoi me bujë, por lë të hapur mundësinë e largimit të tij. Zbulohet klauzola speciale në kontratën e Dibalës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook