Surprizë në merkaton e kuqezinjve, mbrojtësi i Barcelonës pikaset në Milano

Kontaktet mes Milanit dhe Totenhemit për Zhefet Tanganga po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Mbrojtësi francez mund të mbërrijë te kampionët e Italisë si huazim me të drejtën e blerje.

tanganga

Qendërmbrojtësi i “Spurs”-ave ka admirimin e Maldinit dhe Masarës, të cilët për këtë qëllim kanë hapur një kanal bisedimesh me homologët në Londër. Marrëveshja e vërtetë mund të mbërrihet javën e ardhshme dhe mund të zhvillohet mbi idenë e huazimit.

UMTITI

umtiti

Mesazhi i radhës për Samuel Umtitin. Nuk ka hapësirë te Barça për të dhe drejtuesit janë duke përpjekje për të bindur se duhet të gjejë një ekip të ri. Rroga e tij është pengesë dhe se nëse vërtet ka ambicie të luajë, duhet të largohet. Trajneri Ksavi e ka lënë jashtë grupit për turneun në Majemi, por francezi nuk shkurajohet dhe gjen kohë për të bërë turistin.

Dje është pikasur në Milano, por shëtitja mbase ka qëllime të fshehta. Milani dhe Interi janë në kërkim mbrojtësish dhe Umtiti mund të vetofrohet. Ajo që po i pengon klubet është gjendja e tij alarmante fizike. Ai pothuajse nuk ka luajtur fare në sezonin e fundit dhe së bashku me dëmtimin në gju që e ka shoqëruar prej katër vitesh përbëjnë një pengesë jo të lehtë për t’u kapërcyer.

Arena e Lajmit


Loading…

Surprizë në merkaton e kuqezinjve, mbrojtësi i Barcelonës pikaset në Milano

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook