Dyndje për biletat e ndeshjes së Vllaznisë, Xhaferi: Të gjithë bashkë për ëndrrën

Në një kohë që ekipi po përgatitet me intensitet të lartë, nga ana tjetër drejtuesit e klubit të Vllaznisë po marrin masat e duhura që ekipit të mos i mungojë mbështetja nga ana e tifozërisë. Vetë numri një i klubit, Alban Xhaferi, ka bërë dje përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, një apel për tifozët shkodranë.

ALBAN XHAFERI 1

“Të gjithë në mitikun ‘Loro Boriçi’. Të gjithë së bashku për një ëndërr, 21 korrik, 21:00”, shkruante presidenti i Vllaznisë. Ndërkohë, duke filluar nga dita e shtunë, në sportelet pranë stadiumit ka nisur edhe shitja e biletave për sfidën Vllaznia-Universitatea Kraiova, që do të luhet të enjten. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se deri dje në mbrëmje ishin shitur rreth 4 mijë bileta, duke treguar se ka interesim të madh nga tifozët shkodranë.

Në këtë periudhë vere janë të shumtë edhe shkodranët që jetojnë jashtë vendit dhe rikthehen në vendlindje për pushime. Kujtojmë që çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të vjetër që është bileta më e lirë në sektorët anësorë, në 5 mijë lekë të vjetër në tribunën përballë dhe 10 mijë lekë të vjetër në tribunat qendrore A dhe B. Çmimi më i lartë është në sektorin VIP, aty ku një biletë kushton 30 mijë lekë të vjetër.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë blerë bileta gjatë këtyre dy ditëve në sportelet pranë stadiumit, por edhe “online”. Sot pritet të ketë një interesim edhe më të madh, me klubin që beson se ditën e enjten do të jenë rreth 10 mijë tifozë. Gjasat janë që ndeshja të mos transmetohet nga asnjë televizion shqiptar.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Dyndje për biletat e ndeshjes së Vllaznisë, Xhaferi: Të gjithë bashkë për ëndrrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook