Klubet ukrainase nisin luftën kundër FIFA-s. I pari është Shakhtar Donjeck, i cili tashmë kërkon një dëmshpërblim nga organizata ndërkombëtare pasi i ka shkatërruar skuadrën.
FIFA vendosi në muajin mars që lojtarët dhe trajnerët e huaj që ishin të punësuar nga klubet ukrainas, të mund të ndërprisnin kontratat e punës që kishin deri në vitin 2023. Një situatë e cila ka nxjerrë menjëherë në treg dhjetëra futbollistë, por me klubet që nuk kanë përfituar asgjë, pasi ata janë lënë lojtarë të lirë praktikisht nga FIFA.
Kështu, Shakhtar Donjetck i është drejtuar KAS të Lozanës duke kërkuar që të vlerësojë të pavlefshme këtë urdhëresë të FIFA-s dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh për fitimin e munguar nga lojtarët që i janë larguar.
“U desh ta bënim për shkak të vendimit shumë të padrejtë të FIFA-s. Pasojat do të thonë se do vazhdojmë të kemi humbje të ndjeshme në krahasim me marrëveshjet që mendonim të kryenim. FIFA nuk u mundua të mbronte klubet, në asnjë fazë nuk u konsultua me ne për të gjetur një zgjidhje. Duket sikur po injorojnë gjendjen aktuale dhe po sulmojnë klubet ukrainase që nga fillimi i luftës”, tha Sergei Palkin, shefi ekzekutiv i Shakhtar.
Arena e Lajmit
Loading…