Prapaskenat e eliminimit të Partizanit/ Kapiteni dhe blerja e sulmit refuzuan të gjuanin penallti

Penalltitë kanë gjithmonë një ngarkesë e madhe për lojtarët dhe jo çdokush mund ta përballojë ekzekutimin e një të tille, sidomos në momente vendimtare për skuadrën. Partizani diskutoi kualifikimin përmes 11-metërshave ndaj Saburtalos dhe e humbi, me lojtarët e kuq, që gabuan më shumë.

partizani penalltite

Tashmë që kanë kaluar disa ditë nga ajo ndeshje, zbulohen prapaskena të reja. Gazeta mëson se kapiteni Egzon Belica ka refuzuar të gjuajë një 11-metërsh në serinë ndaj gjeorgjianëve, diçka që padyshim lë shije të hidhur, kur marrim parasysh që një nga lojtarët më me eksperiencë të skuadrës vendos të mos mbajë një “barrë” të tillë.

Të njëjtin veprim si Belica mësohet ta ketë bërë edhe Cvetanoski. Ky i fundit, edhe pse një sulmues dhe në teori i mësuar me goditje të tilla, nuk ka pranuar përgjegjësinë e gjuajtjes në ato momente.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Prapaskenat e eliminimit të Partizanit/ Kapiteni dhe blerja e sulmit refuzuan të gjuanin penallti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook