I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.
Kur trupi gjendet në një ambient të ftohtë, atëherë i duhet të përshtatet me të, që të ruajë temperaturën e brendshme të trupit.
Mënyra se si përshtatet trupi ka të bëjë me disa ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit që vuajnë nga zemra.
Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si:
Rritje e rrahjeve të zemrës,
Rritje të tensionit të gjakut,
Sforcim të zemrës,
Prirje më e lartë ndaj trombozës
Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të ndjekin pesë këshillat e mëposhtme:
Kufizojeni ndjeshëm kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.
Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë shumë dëmtues për zemrën.
Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën.
Enët e gjakut do të zgjerohen krejt papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet.
Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersisni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gripi është shumë i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra.
Përpara se të merrni medikamente me kokën tuaj, konsultohuni më parë me mjekun.
Alkoli zgjeron enët e gjakut në lëkurë dhe ju bën të ndiheni ngrohtë.
Por nga ana tjetër, e gjithë nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik./AgroWeb.org