E kishte programuar sot, Barcelona anulon konferencën e prezantimit të Levandovskit pa dhënë shpjegime

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos prezantojë gjatë kësaj të hëne Robert Levandovskin. Katalanasit kishin bërë të ditur për mediat spanjolle se prezantimi i yllit polak do të bëhej në orën 19:00 europiane, direkt nga SHBA ku gjendet skuadra për një turne përgatitor për sezonin.

levandovski

Por gjithçka ka ndryshuar dhe zyra për shtyp ka lajmëruar mediat se konferenca në fjalë është anuluar. Asnjë shpjegim nuk është dhënë për arsyet që çuan në këtë ndryshim, pasi nuk ka dyshime për probleme të mundshme në transferimin e tij te katalanasit. Lojtari kreu sot vizitat mjekësore dhe në klub kanë bërë të ditur se i ka kaluar me shumë sukses.

Ndaj të gjithë presin të mësojnë se pse u anulua kjo konferencë të hënën dhe u zhvendos me shumë mundësi gjatë të martës apo një dite tjetër të javës, duke llogaritur se ishte një nga evenimentet e shumëpritura nga tifozët e klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

E kishte programuar sot, Barcelona anulon konferencën e prezantimit të Levandovskit pa dhënë shpjegime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook