Çaji i Lëkurës së Shegës për Rigjenerimin e Organizmit

Shega është një nga frutat më të dashur dhe më të shëndetshëm për njeriun.

Ky frut është i rëndësishëm kundër inflamacionit të trurit dhe sëmundjeve si ajo e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Qërimi i shegës është shpesh një kokëçarje e madhe.

Kur duam të hamë shegë, kokrrat përfundojnë në pjatë ndërkohë që lëkura hidhet në plehra.

Por pasi të lexoni këtë artikull të AgroWeb.org, lëkurën e shegës nuk do ta hidhni më kurrë.

Lëkura e shegës është e dobishme jo vetëm për kollën por edhe për sistemin tretës.

Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë.

Këto të fundit janë shumë efikasë në eliminimin e oksidimit që vjen si pasojë e kolesterolit të keq.

Nëse oksidimi është në nivele të larta, atëherë i gjithë sistemi kardiovaskular do të vuajë prej tij.

Ky sistem i plogësht do t’ju bëjë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës.

Vitamina C është një pjesë integrale e nevojave tona ditore.

Vitamina ka një sërë vlerash shëndetsore.

Ajo përmirëson sistemin imunitar, sistemin kardiovaskular, parandalon komplikacionet në lindje, largon rrudhat dhe mbron sytë.

Lëkura e shegës përmban mjaftueshëm vitaminë C, sa mund të shmangni nevojën e blerjes së alternativave farmaceutike të kësaj vitamine.

Antioksidantët që  i përmendëm më lart janë të mirë jo vetëm për zemrën por edhe për pastrimin e të gjithë organizmit nga toksinat e akumuluara.

Nëse keni nevojë për një pastrim të brendshëm, çaji i lëkurës së shegës është alternative perfekte kundër toksinave.

Pika më e fortë e këtij çaji është se mund të shkatërrojë qelizat patogjenike që shkaktojnë kaos në të gjithë sistemin tretës.

Ky çaj është një kurë ideale ndaj shumë sëmundjeve që prekin këtë sistem siç është diarea, salmonela, ulçera apo koliti.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten 10-12 gramë me lëkurë të thatë shege dhe 200 mililitra ujë.

Vendosini copat e lëkurës së shegës në një gotë qelqi, pasi t’i keni larë mirë.

Në një çajnik zieni ujin dhe pasi të ketë zier hidheni në gotën e mbushur me lëkurën e shegës

Mbulojeni gotën me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta.

Mos e kulloni çajin dhe pijeni direkt nga gota.

Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar./AgroWeb.org

Çaji i Lëkurës së Shegës për Rigjenerimin e Organizmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook