Rritja e çmimeve/ Berisha thirrje anëtarëve të Bordit: Jepni dorëheqjen! Jeni bërë si shushunja, më keq se monopolet. Po bien sirenat e urisë

Capture

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje  anëtareve të Bordit të Transparencës të japin dorëheqjen duke dhënë alarmin për atë që ai e cilësoi si krizën e urisë me rritjen e çmimeve. Nga Kuvendi Berisha u shpreh se  sot shqiptarët i blejnë ushqimet 2% më shtrenjt se 1 muaj më parë.

“Sot  mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjte se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e risë të oshtijnë në të katërtat anët  e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre. Narkoqeveria rri duarkryq. Mjaftohet me propaganda. Kanë krijuar bordet por janë shushunja më keq se monopolet. U bëj thirrje të tërhiqen.  Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen. Besimtarët myslimanë shqiptarë Edi Rama ua prishi gëzimin e Bajramit. Nuk e hapi xhaminë”

Rritja e çmimeve/ Berisha thirrje anëtarëve të Bordit: Jepni dorëheqjen! Jeni bërë si shushunja, më keq se monopolet. Po bien sirenat e urisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook