Tirana e Europës dhe Tirana e Superiores, Shehi tregon ndryshimet: Në kampionat nuk duhet të bëjmë eksperimente

Orges Shehi është i bindur që Tirana do të mbrojë titullin. Edhe pse vlerëson kundërshtarët, dhe në veçanti sfidën e parë me Kukësin, Shehi kërkon që çdo repart të jetë i plotë dhe i dubluar. Trajneri i Tiranës flet edhe për sfidën me Zrinjski Mostarin, që sipas tij nuk ka asgjë të njëjtë me Dudelanzhin.

SHEHI

Profesor, është hedhur shorti i kampionatit. Do ta nisni me Kukësin, keni një koment?
Shorti i tillë është. Përballë mund të binin skuadra që kanë bërë histori në Superiore apo skuadra që ngjiten për herë të parë në Superiore. Mendoj se shorti na vë përballë të luajmë me një skuadër që gjithë vitet e fundit ka qenë në elitën e futbollit shqiptar, por edhe në një impiant të ri. Është një sfidë interesante në një stadium të ri, diçka e mirë për ne.

Për kalendarin, është favorizuar rrugëtimi i javës, flasim gjithmonë në letër…
Do të them që duke e parë në letër, kalendari herë shtrëngohet dhe herë lirohet. Vjet ishim më mirë. E nisnim me dy takime brenda, tani na duhet të luajmë dy ndeshje jashtë. Gjithsesi, në fund të fazës dhe fillim të fazës tjetër kemi tri takime në shtëpi.

Zoti Shehi, si e keni parë skuadrën pas humbjes me Dudelanzhin? Ju keni mbajtur edhe një fjalim motivues para ekipit…
Ndeshja iku. Çfarë kishim, e thamë. Nuk bëjmë analizë për një humbje që na rëndon. Për më tepër që luajmë me një kundërshtar komplet tjetër dhe mund të bëjë që të gjitha detyrat taktike që vlejnë për një ndeshje, nuk vlejnë për sfidën tjetër. Në kupat europiane kjo është domethënëse, sepse kundërshtarët luajnë me module të tjera. Do të përballemi me një skuadër ndryshe nga ajo që kishim përballë. Disa fjalë nga ana psikologjike mund t’i themi për atë që ka kaluar. Fokusi tani duhet të jetë tek e ardhmja.

Në stërvitje ka dalë edhe Llukman Huseini?
Kërkojmë që të plotësohemi akoma më shumë. Lojtari është planifikuar të plotësojë organikën. Shpresojmë që ditët në vijim të afrojmë akoma më shumë lojtarë.

Ku ka nevojë Tirana për lojtarë?
Ne si skuadër kemi disa reparte që duam t’i dublojmë. Jo se nuk kemi besim, por duam që të kemi alternativa. Do të shihet në ditët në vijim se ku do të ndërhyjmë për të qenë sa më koncizë. Me emra të përveçëm nuk mund të flas.

Titulli është objektivi i Tiranës në kampionatin e ardhshëm. Si e shihni sezonin?
Jemi në një moment që sezoni ynë ndahet në dy etapa. Me dy takime nga Europa kthehesh në shtëpi ose vazhdon. Pra, është një gjë tjetër nga kampionati që është një maratonë e gjatë. Në kampionat, ne i njohim kundërshtarët shumë e më shumë. Në Champions përballesh vetëm me kampionë, në kampionat vetëm një del kampion. Fati i Europës luhet në një apo dy ndeshje, në kampionat ne do të përforcohemi. Skuadra për kampionatin tonë është kompetitive, por duhet që ne të kemi lojtarë që t’i ndërrojmë kokë më kokë dhe të mos bëjmë eksperimente. Me petkun e fanellës që kemi dhe statusin e klubit që kemi, ne hyjmë me objektivat më madhorë.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Tirana e Europës dhe Tirana e Superiores, Shehi tregon ndryshimet: Në kampionat nuk duhet të bëjmë eksperimente

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook