“Bëhuni gati!”, Berisha paralajmëron “betejën” e radhës: Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por Ramën duhet të marrë atë që meriton, ta përmbysim këtë regjim

545455454545

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e sotme me punonjës të administratës së larguar nga puna, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen gati për betejën e radhës, duke paralajmëruar kështu protestën e radhës.

Berisha tha se PD nuk vjen në pushtet me dhunë, por tha se kryeministri Edi Rama duhet të marrë atë që meriton dhe se duhet të rrëzohet “ky regjim”.

Në duhet të bëjmë një betejë, ju garantoj se sugjerimet tuaja do të merren për bazë, e drejta juaj do triumfojë, administrata do mbrohet me ligje të veçanta, mësuesit do marrin statusin e shërbimit civil, jo patronazhistët, ta kemi të qartë, ata janë racë terroristësh elektoral.

Duhet të ngrihemi jo të bëjmë sehir, dhe do ngrihemi, do ta  përmbysim këtë regjim, ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me votë, por Rama duhet të marrë atë që meriton, ju ftoj të përgatitemi për një beteje të fuqishme, në kuadër të protestave. Në këtë mënyrë po shkojmë drejt shpërbërjes së plotë të regjimit, nuk e meritojmë”, tha Berisha.

“Bëhuni gati!”, Berisha paralajmëron “betejën” e radhës: Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por Ramën duhet të marrë atë që meriton, ta përmbysim këtë regjim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook