EKSKLUZIVE/ U shpallën kampionë te Partizani, Skënder Gega do te Kukësi futbollistin polivalent

Esat Mala mund të jetë goditja e Kukësit këtë merkato vere.

GE

Kur Mala dhe Gega ishin pjesë e Partizanit gjatë një konference për shtyp

“Panorama Sport” zbulon se 23- vjeçari është objektiv i merkatos, ndërsa së fundmi ka dalë futbollist i lirë pas mbylljes së kontratës me turqit e Giresunsporit.

Mala nuk ka arritur as akordin për një qëndrim te Partizani, ku mbylli sezonin 2021- 2022 si i huazuar nga turqit.

Një situatë e tillë vjen si një “asist” për verilindorët, të cilët janë hedhur menjëherë në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Mala ka qenë një nga lojtarët më të preferuar të Skënder Gegës në vitin kur drejtoi Partizanin dhe e shpalli kampion. Ai i dha lojtarit një rol lideri në fushë, edhe pse ishte në një moshë të re.

Burime të besueshme të gazetës pohojnë se drejtuesit e Kukësit kanë nisur të interesohen për situatën në të cilën ndodhet Mala dhe shumë shpejt pritet t’i ofrojnë një kontratë, për të pasur kështu një ribashkim të tij me trajnerin që e promovoi në futbollin shqiptar.

Pritet që në lojë të hyjë edhe vetë Gega, për të mundur konkurrencën e skuadrave të tjera.

Problem mbetet vetëm rroga që mund të pretendojë mesfushori polivalent, me Kukësin që është munduar këtë sezon të mos marrë lojtarë që rëndojnë shumë buxhetin e klubit dhe me paga deri diku të arsyeshme.

Megjithatë, në rastin e Malës mund të ketë një përjashtim, pasi do të sillte më shumë cilësi në skuadër dhe do të ishte një përforcim që mund t’u bënte vërtet punë verilindorëve.

RIVALITETI – Reparti i mesit të fushës është më i mbipopulluari në Kukësin e këtij sezoni, duke qenë se ndërhyrjet më të mëdha janë bërë pikërisht aty.

Vetëm gjatë kësaj merkatoje janë zyrtarizuar plot katër mesfushorë tipikë, si Arbër Basha, Kristi Kote, Agnaldo Moraesh dhe Françesko Hasaj, pa llogaritur këtu Rimal Haxhiun dhe Jakup Berishën, të cilët janë më të avancuar përpara dhe luajnë nga krahët.

Mirëpo, janë edhe mesfushorët aktualë, si vëllezërit Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi, të cilët janë pjesë e padiskutueshme e skuadrës që nga edicioni i kaluar.

Nëse në fund arrihet edhe akordi me Esat Malën, ky repart “blindohet” plotësisht dhe Gega do të ketë pafundësi zgjedhjesh, me lojtarë që mund t’i përdorë në disa pozicione.

Mala mund të luajë edhe si sulmues krahu, aty ku shkëlqeu te Partizani. Sakaq, i vetmi repart që për momentin ka një boshllëk mund të konsiderohet ai i mbrojtjes, me rolet që nuk janë të dubluara.

Në krahun e majtë në dispozicion është vetëm Ndreca, prandaj dhe pritet të ketë afrime në këtë rol.

MALA

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ U shpallën kampionë te Partizani, Skënder Gega do te Kukësi futbollistin polivalent

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook