Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sot një takim me persona të larguar nga puna.
Berisha: Sot për shkak të standarteve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është shpërndarë në të gjitha degët e administratës. E fundit që kërkohet është aftësia dhe integriteti i figurës morale të punonjës.
Mediat njoftojnë për riciklim të korruptuarish në poste drejtuese. Drejtësia është pothuajse e paralizuar.
Kjo ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por dhe shoqërinë shqiptare e cila de facto, përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Gjoba që ju vu këtyre taksapaguesve është sot 200 mln euro, dhe kjo e tëra vetëm për parimet antiligjor, anti demokratike që ka ndjekur Edi Rama nga mandati në mandate.
Edi Rama vërtetohet si një armik i shqiptarëve, si një armik i të drejtave të tyre, votave, ligjit dhe qenies së tyre. Po i detyron më shumë se kurrë të largohen nga ky vend. Unë ju ftoj ju, të gjithë punonjësit që pësuan një padrejtësi të pamerituar nga ky regjim, të bëjnë gjithçka, për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi Edi Ramës.
Kjo është një betejë shumëplaneshe që do zhvillohet me protestat më të mëdha që ka njohur vendi, është një betejë që duhet të zhvillohet me ridimensionimin e fuqishëm të PD në të katër anët e vendit. Detyrat janë të vështira por jetike, dhe ne duhet të operojmë në të gjitha kto plane që të zhvillojmë synimet tona.
Mendimet tuaja nuk do bien në vesh të shurdhër por do jenë pjesë parësore e PD, dhe programit të saj.