Derbi i Italisë në merkato/ Ankandi për Bremerin, Juventusi “djeg” Interin

Gleison Bremer është gati që t’i japë lamtumirën Torinos.

BREMER

Por ndoshta nuk do t’i duhet të ndërrojë qytet, thjesht emrin e skuadrës. Kur dukej i sigurt transferimi i tij tek Interi, Juventusi ka bërë që takimi i djeshëm në seli mes administratorit Xhuzepe Marota dhe presidentit Stiven Zhang të shkojë dëm.

Kur dy njerëzit më të pushtetshëm në skuadrën milaneze po përpunonin planin për të arritur te mbrojtësi brazilian i “Demave”, kanë qenë bardhezinjtë që kanë bërë një ndërhyrje të fortë në sparkatë.

Të sigurt edhe nga shitja e Matajs de Ligtit te Bajerni i Mynihut, Juventusi e ka thërrmuar ofertën e bërë nga zikaltrit.

Nëse Marota kishte punuar intensivisht dhe shfrytëzuar paktin me Bremerin për të ulur pretendimet e Torinos në “vetëm” 30 milionë euro, plus kartonin e Kasadeit (këtij do t’i vihej një klauzolë riblerjeje).

“Zonja e Vjetër” ka dashur që t’u presë këmbët rivalëve të përjetshëm me një ofertë që nuk linte shpëtim: 40 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse për Torinon, e cila duke parë 15 milionë euro më shumë në “pjatë” ka pranuar.

Sapo janë informuar nga presidenti Kairo për ofertën bardhezi, zikaltrit janë tërhequr me justifikimin se “Interi nuk është një klub që bëhet pjesë e ankandeve” dhe kjo bën që Gleison Bremer, me shumë mundësi do të vishet bardhezi.

Madje, Juventusi nuk i ka lënë shpëtim Interit edhe lidhur me ofertën për rrogën, duke qenë se nga 3.5 milionët plus 500 mijë euro bonuse të Interit, torinezët i kanë ofruar 5 milionë neto 25-vjeçarit.

Dhe në të tilla shifra duket se e ardhmja është e shkruar. I vetmi që mund të bëjë ndryshimin e madh mund të jetë vetë Gleison Bremer, i cili nëse pranon Juventusin e di mirë se do të shndërrohet nga idhull, në lojtarin më të urryer të tifozërisë së Torinos, pasi vështirë se “Demat” pranojnë që lojtarët e tyre të kalojnë te “kushërinjtë”.

Por në të njëjtën kohë, duke parë diferencën e milionave dhe prestigjin që të ofron Juventusi, ndoshta braziliani Bremer vështirë se do t’i thotë jo, “Zonjës së Vjetër”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Loading…

Derbi i Italisë në merkato/ Ankandi për Bremerin, Juventusi “djeg” Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook