“Historia do të vijojë”, Berisha për financimet ruse: Ekziston një dosje “Mitrokhin”! Rama i mbylli hetimet Bashës me urdhër të atyre që kanë dhënë paratë, ose…

Sali Berisha4444

Kryetari i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend, tha se historia ruse do të vijojë.

Ai shtoi se Rama i mbylli hetimet për ish kreun e PD Basha, me urdhër të rusëve ose për ta marrë peng.

“Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Historia do të vijojë”, Berisha për financimet ruse: Ekziston një dosje “Mitrokhin”! Rama i mbylli hetimet Bashës me urdhër të atyre që kanë dhënë paratë, ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook