Sulmi ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbulon detaje për arrestimin e Gerti Shehut: Në telefon kishte vetëm numrin e nënës

Sulmuesi Gert Shehu

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhjet me lëvizjet e personit që goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Në emisionin “Opinion” Lala tha se policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktin e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.

Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë. Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore”, tha Lala.

Arena e Lajmit

Sulmi ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbulon detaje për arrestimin e Gerti Shehut: Në telefon kishte vetëm numrin e nënës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook