Derbi i Italisë në merkato për Gleison Bremer!
Interi dhe Juventusi janë duke luftuar me njëri-tjetrin për të fituar shërbimet e mbrojtësit 25-vjeçar brazilian.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, së fundmi janë zikaltërit të cilët i kanë bërë një ofertë tërheqëse klubit “granata”.
Interi i ka ofruar Torinos 35 milionë euro plus bonuse dhe të riun Kazadei për të bindur presidentin Urbano Kairo.
Ndërkohë oferta e Juventusit qëndron ende në 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Torinos, Gleison Bremer u aktivizua gjithsej në Serinë A në 33 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar 1 herë.
– Arena e Lajmit
Loading…