Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në kuadër të zgjedhjeve lokal ka thirrur në takim krerët e grupeve parlamentare.
Ky takim do të fokusohet tek data e zgjedhjeve lokale. Ndërkohë Begaj është takuar paraditen e sotme me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashin.
Me shumë gjasa data e zgjedhjeve do të jetë mes periudhave 15 prill dhe 15 maj, por burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se Kreu i Shtetit do të dekretojë datën 14 maj, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.
Arena e Lajmit