Situata te Lacio duket se vazhdon të jetë mjaft e tensionuar ku pas situatës së fundit mes kryesisë së klubit, ku në ditët e shkuara presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare u panë duke debatuar me tone të ashpra, një tjetër debat është krijuar sot mes tifozëve bardhekaltër dhe teknikut Mauricio Sarri.
Disa kore kundër mbrojtësit Françesko Açerbi nga ana e ultrasve të pranishëm në stërvitjen e skuadrës bënë teknikun të ndërpriste seancën stërvitore dhe të shkonte pranë tyre për t’i bërë thirrje të ndalonin.
Tekniku italian kërkoi qetësi nga na e tyre ku vetëm një ditë më parë edhe vetë presidenti i klubit kryeqytetas debatoi me tifozët për numrin e paktët të abonimeve të blera nga ana e tyre.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…