Salernitana është grumbulluar dhe është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.
Gjatë një videoje të publikuar në rrjetet sociale shihet se atmosfera dhe humori te skuadra nga Kampanja është tepër i lartë. Të gjithë futbollistët janë bashkë duke kënduar dhe kërcyer.
Nuk mungonin as mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli dhe futbollisti francez, Fronk Riberi, i cili shihet duke kërcyer.
Salernitana deri tani ka kryer tre miqësore, ndaj Jenbahut ku ka arritur të fitojë 9-0, ndaj Shalkes ku ka barazuar 0-0 dhe ndaj Hofenheimit duke barazuar 2-2.
Gjithashtu ekipi nga Salerno ka edhe dy miqësore për të zhvilluar, më 19 korrik ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut dhe më 27 korrik ndaj Gallatasarajit.
– Arena e Lajmit
Loading…