EMRI/ Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli e thikë, dënohet me 22 muaj burg i riu shqiptar në Britani

12

Argjend Canaku është dënuar me 22 muaj burg në Britani, pasi sulmoi një grup personash me një shkop bejsbolli dhe me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në Oksford.

Mediat e huaja shkruajnë se avokatja e shqiptarit ka thënë se 23-vjeçari ka pasur një fëmijëri me trauma, pasi babai i ti polic ishte vrarë.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishte kërkuar  azil. Për një periudhë kohe ka qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale. Sipas mediave britanike, 23-vjeçari ka qenë disa herë i shoqëruar për drogë dhe dhunë, por nuk është dënuar.

 

EMRI/ Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli e thikë, dënohet me 22 muaj burg i riu shqiptar në Britani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook