“Ngatërron kekun me byrekun”, Bushati: Rama po cakton gjykatësin e ardhshëm të Kushtetueses, ja kush është i preferuari i PS

Bushati

Analisti, Andi Bushati në emisionin ‘Open’ në News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama po cakton se kush do të bëhet Gjykatësi i ardhshëm i Kushtetueses dhe sipas Bushatit personi në fjalë është Ardian Dvorani.

Më tej gjatë bisedës në studio, Bushati tha se drejtësia e re është në thundrën e kryeministrit Edi Rama, pra në një mënyrë apo tjetër kontrollohet nga kryeministri.

“Mendoj këtu drejtësia e re është në thundrën e Edi Ramës,. Kujtojmë rastin e Dvoranit, zoti Hyseni tha është nga gjyqtarët më të ndershëm…por ka një kontradiktë! Ose ky është gjykatës i ndershëm dhe e bëri Metën të thotë fitova 5 me 0, por ky gjyqtar i ka dhënë pafajësinë Ilir Metës. Merr vendin siç e do pushteti. Dvorani në rastin e Metës ka dhënë shembull se është gjykatës shërbëtor ekselent i pushtetit. Është i preferuari i PS për ta bërë Gjykatës Kushtetues, Rama sot po cakton gjykatësin e ardhshëm të Kushtetueses që ka dhënë prova kur gjykoi Metën…”, tha Bushati.

Hyseni: Ti ngatërron kekun me byrekun

Bushati: Një njeri që votoi pesë me zero për Ilir Metën sot po rekrutohet nga pushtetit i ri.

Hyseni: Kryeministri bëri thirrje që SPAK të funksionojë dhe tha godisni pandëshkueshmërinë. Sapo foli kryeministri na reagon SPAK sikur të jetë parti politike

Bushati: Teatër i dirigjuar.

Arena e Lajmit

“Ngatërron kekun me byrekun”, Bushati: Rama po cakton gjykatësin e ardhshëm të Kushtetueses, ja kush është i preferuari i PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook