Talenti i sulmit të Realit surprizon me zgjedhjen, merr si trajner një kampion… noti

Përgatitësit mentalë po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e sportit dhe futbollit në veçanti. Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Rodrigo Goesh, është i fundit në listën e gjatë të futbollistëve që ka punësuar një trajner mental për t’u përgatitur edhe më mirë. Ai ka punësuar ish-kampionin brazilian të notit, Zhoel Zhota, i njohur si një nga trajnerët mentalë më të mirë në qarkullim.

RODRIGO 2

Sipas gazetës spanjolle “Marca” braziliani ka nisur seancat e para me të, që kanë zgjatur rreth 40 minuta secila. Rodrigo Goesh ka qenë shumë i rëndësishëm për Realin e Madridit në fundin e sezonit të kaluar. Dhe pikërisht nga fundi i sezonit të kaluar braziliani kërkon të nisë sezonin e ri në Madrid. Këtë gjë ai e ka përmendur për televizionin e klubit “RMTV”.

“Kanë qenë nëntë ditë shumë të vështira për ne, pasi ngarkesa në punë ka qenë maksimale, por për fat nuk kemi pasur asnjë shqetësim. Çdo ditë që kalon po përmirësohemi. Personalisht jam shumë i lumtur me sezonin e kaluar, veçanërisht fundin e tij. Kam treguar se çfarë jam në gjendje të bëj. Ai sezon do të më bëjë edhe më të mirë për sezonin që vjen, ku do të bëjmë sërish historinë”, ka thënë braziliani.

Arena e Lajmit


Loading…

Talenti i sulmit të Realit surprizon me zgjedhjen, merr si trajner një kampion… noti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook