Juventusi duket se është shumë pranë firmës me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Torino ka pranuar ofertën e bardhezinjve të cilët kanë ofruar 40 milionë euro plus 7 të tjera bonus për kartonin e brazilianit.
Gjithashtu edhe oferta personale ndaj Bremer ishte më e lartë se ajo e Interit të cilët duket se do të humbasin një tjetër objektiv të merkatos pas Paulo Dibalës që është pranë zyrtarizimit te Roma.
Arena e Lajmit
Loading…