Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka deklaruar se skuadra ndoshta nuk është në formën maksimale në këtë pjesëmarrje në Europë. Ai e ka cilësuar faktor mungesën e eksperiencës dhe formën e disa lojtarëve si shkaqet që çuan në situatën aktuale ku bardheblutë po regjistrojnë vetëm humbje në një edicion ku pritej shumë në arenën ndërkombëtare.
“Skuadra ka bërë mirë pavarësisht rezultateve. E kam dëgjuar profesorin dhe i them edhe vetes time që eksperienca është gjë e madhe. Lojtarët me eksperiencë dinë të lozin mirë, ndërsa ata që janë pa eksperiencë janë në preison dhe e kanë pak të vështirë. Krahas kësaj janë edhe lojtarë të cilët nuk po japin në formën e tyre siç është Da Silva.
Do të ishte mirë që të bënim pak lojë më mirë. E thashë që është nga eksperienca se një pjesë e mirë e kanë aty. Kemi lojtarë që ndoshta nuk janë në formën e duhur. Unë jam paksa i pakënaqur për 2-3 futbollistë, që e dinë se kush janë e ndoshta nuk janë në formën më të mirë.
Unë do të thoja se skuadra është që më bind sa i përket kampionatit shqiptar. Jam i pakënaqur për këtë lojë. I thërras mendjes edhe vetë që duhet të bëjmë merkato edhe më të mirë për Kupat e Europës.
Nuk ka nevojë fare ekipi për merkato për kampionatin shqiptar. Merkato është shumë e mirë për kampionatin shqiptar. Pa dashur ta nënvlerësojmë kampionatin, shikoni vetë që të gjithë duan të bëjnë merkato e marrin lojtarë, po nuk ka lojtarë.
Ne do të vazhdojmë e do të bëjmë ndeshjen e radhës, do të shkojmë e lozim si na ka hije. Pastaj se çfarë do të bëjmë e ku do të shkojmë do ta shohim”, deklaroi Halili.
Arena e Lajmit
Loading…