Indeksi i masës trupore (BMI – Body Mass Index)

Indeksi i masës trupore (BMI – Body Mass Index)

BMI është një shkallë matëse që na mundëson kontrolin e peshës trupore të përshtatshme për gjatësinë tonë.

Nëse BMI-ja juaj është më pak se 18.5 ju jeni nën-peshë për gjatësinë tuaj dhe duhet të shmangni rënie të tjera në peshë. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta, produkte të qumështit, mish dhe peshk.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 18.5 dhe 24.9, ju keni një peshë ideale për gjatësinë tuaj. Duhet të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin e gjakut që është kaq shumë i rëndësishëm, dhe kjo do të rrisë konsumin e energjisë dhe djegien e yndyrnave të tepërta. Sigurohuni që të keni një dietë të shëndetshme, të balancuar mirë dhe të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime si: ecja, çiklizmi ose noti të cilat do t’ju ndihmojnë që të ruani peshën tuaj.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 25 dhe 29.9, ju jeni mbi peshën tuaj ideale për gjatësinë tuaj. Në rast se konsumoni duhan, rritja e presionit të gjakut dhe niveli i lartë i yndyrnave në gjak do të rrisë faktorin tuaj të riskut. Duhet të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, kjo do të rrisë konsumin tuaj të energjisë dhe djegien e yndyrnave. Duhet të ulni peshën tuaj duke marrë një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta, produkte të qumështit, mish dhe peshk si edhe aktivitetet tuaja fizike do të mbështesin rënien në peshë.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 30 dhe 34.9, ju jeni obez i Shkallës 1 të obezitetit, që cilësohet ndryshe si “Class I obesity”. Ju keni një risk të lartë për të pasur probleme shëndetësore, si sëmundje të zemrës, diabetit etj. Ju duhet të reduktoni pjesën e yndyrës në dietën tuaj ditore. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta dhe peshk, mundohuni të ushtroni aktivitete fizike si ecje, vrap, çiklizëm, not etj, aktivitete të cilat do të mbështesin rënien në peshë. Duhet të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, në mënyrë që të rritet konsumi i energjisë dhe djegia e yndyrnave.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 35 dhe 39.9, ju jeni obez i Shkallës 2 të obezitetit, që cilësohet ndryshe si “Class II obesity”. Ju keni një risk të lartë për të pasur probleme shëndetësore, si sëmundje të zemrës, diabetit etj. Ju duhet të reduktoni pjesën e yndyrës në dietën tuaj ditore. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta dhe peshk, mundohuni të ushtroni aktivitete fizike si ecje, vrap, çiklizëm, not etj, aktivitete të cilat do të mbështesin rënien në peshë. Duhet të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, në mënyrë që të rritet konsumi i energjisë dhe djegia e yndyrnave.

 

Nëse BMI-ja juaj është më shumë se 40, ju jeni ekstremisht obez, obezitet i cili llogaritet në Shkallën 3 të obezitetit, gjë që mund të jetë një sëmundje sesa shëndet, obeziteti më shumë se 40 cilësohet ndryshe si “Morbid obesity degree 3 – Class III obesity”.
Ju keni një risk shumë herë më të lartë për të pasur probleme shëndetësore tepër serioze, si sëmundje të zemrës, diabetit, dislipidemisë etj. Ju duhet të reduktoni në mënyrë rigoroze dhe të menjëhershme pjesën e yndyrës në dietën tuaj ditore. Merrni një dietë tepër të shëndetshme me produkte me perime, fruta dhe peshk, mundohuni të ushtroni aktivitete fizike si ecje, vrap, çiklizëm, not etj, aktivitete të cilat nëse do të zhvillohen në mënyrë periodike atëherë do të mbështesin rënien në peshë. Duhet të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, në mënyrë që të rritet konsumi i energjisë dhe djegia e yndyrnave.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook