Gjeneralmajori amerikan Daniel Lasica në Tiranë, takim me Presidentin Begaj dhe zyrtarë të lartë: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë për NATO-n

Gjeneralmajori i lartë amerikan, Daniel Lasica ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga Presidenti Bajram Begaj.

Ai është Drejtor i Komandës Europiane të SHBA J5 dhe gjatë vizitën në vendin tonë është takuar dhe me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.

Ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se vizita e gjeneralmajorit Lasica tregon shumë për forcimin e bashkëpunimit të SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë

“Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.

Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Arena e Lajmit

Gjeneralmajori amerikan Daniel Lasica në Tiranë, takim me Presidentin Begaj dhe zyrtarë të lartë: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë për NATO-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook