“S’do lejojmë që padrejtësia të fitojë”/ Basha nga Vlora: Programi, alternativa dhe kandidatët tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve

Lulzim Basha deklaroi nga Vlora se grupi i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Duke paralajmëruar shpalljen e partisë së re, pasi rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën e PD do të marrë kohë, Basha tha se nuk do të presë asnjë sekondë dhe se do të prezantojë para qytetarëve alternativën e tij.

“Nuk presim asnjë ditë, vazhdojmë punën tonë. Shqipëria ka nevojë për këtë alternativë, Shqipëria meriton më shumë dhe ne jemi të vendosur të mos e privojmë, sikundër të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët i mbyll në ekuacionin e të vjetrës, kryeministrin apo ish kryeministrin“, tha ai.

Edhe pse pa vulë e logo zyrtare, Basha tha se strukturat partiake janë funksionale, organizimi dhe njerëzit gjithashtu, ndërsa shtoi se tanimë “demokratët euroatlantikë” kanë edhe programin i shpalosur disa javë më parë.

“Shqipëria ka nevojë për këtë alternativë, Shqipëria meriton më shumë dhe ne jemi të vendosur të mos e privojmë, sikundër të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët i mbyll në ekuacionin e të vjetrës, kryeministrin apo ish kryeministrin. Kjo nuk është zgjidhja për shqiptarët. Zgjidhja është alternativa që ne përfaqësojme e demokratëve euroatlantik me të gjithë pjesët e programit që janë bërë publike dhe ne do t’i diskutojmë ditë pas dite deri ditën e zgjedhjeve me qytetarët”, tha ai.

Bashkëbisedimi me gazetarët

Pyetje: Do të ketë një parti politike të re?
Lulzim Basha: Partia politike ekziston. Ne kemi strukturat, kemi organizimin, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur. Ndaj, ajo që diskutohet është emri. Duke e çuar rekursin në gjykatë të lartë, ne edhe njëherë ju themi jo vetëm demokratëve, por dhe shqiptarëve që nuk mund të pranojmë padrejtësinë. Nuk mund të pranojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Dhe sigurisht urojmë që programi ynë, struktura jonë që është tërësisht gati, madje ka filluar punën për fushatën e ardhshme, t’ju paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Por nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por dhe kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë, padiskutim demokratët euroatlantik do të jenë në zgjedhje. Programi, alternativa dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve.

Pyetje: Edhe sa do të prisni? Rekursi sigurisht që kërkon kohën e vet, ndërkohë që zgjedhjet janë vitin tjetër?
Lulzim Basha: Ne nuk do të presim asnjë sekond dhe nuk po presim sekondë, sepse ne do ta kalojmë gjithë këtë kohë duke e shpalosur këtë alternativë pranë qytetarëve të Vlorës, pranë grupeve të interesit, pranë sipërmarrjes, pranë përfaqësuesve të fermerëve, të profesioneve të lira, të medias, të të përndjekurve, të pronarëve, të rinisë, të pensionistëve. Pra, nuk presim asnjë ditë, vazhdojmë punën tonë. Shqipëria ka nevojë për këtë alternativë, Shqipëria meriton më shumë dhe ne jemi të vendosur të mos e privojmë, sikundër të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët i mbyll në ekuacionin e të vjetrës, kryeministrin apo ish kryeministrin. Kjo nuk është zgjidhja për shqiptarët. Zgjidhja është alternativa që ne përfaqësojme e demokratëve euroatlantik me të gjithë pjesët e programit që janë bërë publike dhe ne do t’i diskutojmë ditë pas dite deri ditën e zgjedhjeve me qytetarët.

()

Arena e Lajmit

“S’do lejojmë që padrejtësia të fitojë”/ Basha nga Vlora: Programi, alternativa dhe kandidatët tanë nuk do t’u mohohen shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook