Policia në Lushnjë njofton se ka proceduar penalisht një 52-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë të Fierit. I ati është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Zh., 52 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)