Breshëri godet fshatrat e Korçës, ka dëmtime në bujqësi

Reshje shiu dhe breshëri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në disa nga fshatrat e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se nga breshëri janë prekur fshtrat e Voskop, Goskovë dhe Gjonomadh.

Ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara por paraprakisht sipas banorëve ka dëme tek pemtoret me frut të zhvilluar dhe të mbjellat e sezonit.

Reshjet kanë zgjatur rreth 30 minuta.

Grupet e punës kanë zbritur në terren që sot dhe do të vijojnë edhe gjatë mëngjesit të së martës për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Kujtojmë se si rezultat i punës së kryer ditën e sotme në Ersekë u evidentuan 10 ha me perime, dëmi 80-100%, 4000 rrënjë kumbulla dhe mollë, dëmi 80-90% dhe sipërfaqe të mëdha me drithëra dëmi te të cilat llogaritet deri në 50%.

Arena e Lajmit

Breshëri godet fshatrat e Korçës, ka dëmtime në bujqësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook