“Të gjithë besojnë, lojtarët në gjendjen e duhur fizike”, Sejatllari: Sylvinho me ndryshime në formacion

Shqipëria beson te kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Europianit. Kuqezintjë përballen sonte me Spanjën, me fitoren që do i jepte kuqezinjve të Sylvinhos një biletë për të vazhduar rrugëtimin në Euro 2024. Kristi Sejatllari, i dërguari i News 24 në Gjermani, në një lidhje live tregoi situatën para ndeshjes.

“Padyshim që ka shpresë, të gjithë besojnë, stafi, lojtarët trajneri. Spanja luan ndeshje luksi, mund të jetë miqësore për ta. Çdo gjë ka shkuar normalisht, nuk ka patur asnjë shqetësim të vetëm. Shpresoj që të kualifikohemi.

Formacioni- Besoj se do të ketë disa ndryshime. Spanja ka karakteristika të tjera nga kroatët e italianët. Pritet Balliu në vend të Hysaj. Ismajli mund të marrë vendin e Ajetit. Qazim Laçi, Ramadani, e Asllani në mesfushë. Në sulm me gjasë do e nisë Broja.

Kemi shanse edhe me një pikë ndaj Spanjës, por kjo rrugë është mjaft e vështirë. Na duhet fitorja”- tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Të gjithë besojnë, lojtarët në gjendjen e duhur fizike”, Sejatllari: Sylvinho me ndryshime në formacion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook